Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar pas humbjes së jetës së katër punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke u shprehur ngushëllime familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë punëtorëve të kësaj korporate.
None found
Përmes një komunikate për media, BSPK-ja ka kërkuar që tragjedia të mos shndërrohet në mjet për konflikte mes organizatave sindikale dhe as për sulme ndaj personave të caktuar.
Sindikata ka kundërshtuar deklaratat e zyrtarëve të Sindikatës së Re të KEK-ut, të cilët, sipas BSPK-së, janë përpjekur ta portretizojnë atë dhe kryetarin e saj si indiferentë ndaj sigurisë dhe të drejtave të punëtorëve.
BSPK-ja vlerëson se ndarja dhe fragmentarizimi i sindikatave e zbehin fuqinë përfaqësuese të punëtorëve. Sipas saj, angazhimi sindikal duhet të dëshmohet përmes identifikimit të vazhdueshëm të rreziqeve, avancimit të kushteve të punës dhe marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve.
Në reagimin e saj, BSPK ka bërë të ditur se organizata sindikale prej së cilës kanë ardhur deklaratat e fundit nuk është pjesë e saj prej më shumë se dy vjetësh. Për këtë arsye, përfaqësuesit e saj, sipas BSPK-së, nuk kanë autorizim të flasin në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Gjithashtu, BSPK-ja ka hedhur poshtë përkufizimin e kryetarit të saj si “i vetëquajtur”, duke theksuar se ai është zgjedhur përmes votës unanime të delegatëve të Kongresit IX të BSPK-së.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se do ta vijojë bashkëpunimin me Sindikatën e Pavarur të KEK-ut, Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e korporatës, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të punës, si dhe përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.
“Punëtori nuk mbrohet duke e luftuar sindikalisti sindikalistin. Punëtori mbrohet kur fuqia e organizuar sindikale drejtohet kundër rrezikut, padrejtësisë dhe çdo kushti që cenon të drejtën për punë të sigurt, dinjitet dhe jetë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.
Aleanca ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ndërsa pas saj kryetari i partisë, Ardian Gjini, ka mbajtur një konferencë për…
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë,…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash në…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se të gjitha minat janë hequr ose neutralizuar nga ujërat ndërkombëtare të Ngushticës…
Aleanca ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ndërsa pas saj kryetari i partisë, Ardian Gjini, ka mbajtur një konferencë për…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash në…