Categories: kosovë

BSPK kërkon zbatimin e zotimeve qeveritare për punëtorët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) e ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur shpresën se mandati i ri do të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe partnerëve socialë.

Të lidhura

None found

Në emër të BSPK-së, kryetari Atdhe Hykolli ka uruar Qeverinë për konstituimin, prezantimin e kabinetit qeveritar dhe paraqitjen e Programit Qeverisës.

Sindikata ka vlerësuar si pozitive angazhimet që prekin gjendjen ekonomike e sociale të të punësuarve. Në këtë kuadër, ajo ka veçuar pagën e 14-të për punonjësit e sektorit publik dhe përjashtimin nga tatimi të pagës minimale prej 500 eurosh.

Megjithatë, BSPK ka nënvizuar se vlera e këtyre premtimeve do të përcaktohet nga mënyra se si ato do të zbatohen në praktikë.

“Për BSPK-në, rëndësia e këtyre zotimeve do të matet me zbatimin e tyre dhe me ndikimin real në jetën e të punësuarve”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

BSPK ka kërkuar që gjatë ditëve të ardhshme të përmbyllet edhe konstituimi i Këshillit Ekonomiko-Social (KES), pasi funksionalizimin e këtij mekanizmi e konsideron të domosdoshëm për zhvillimin e dialogut social.

Sipas sindikatës, menjëherë pas vënies në funksion të KES-it duhet të hapen negociatat për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.

“Pikërisht aty duhet të shihet fuqia e dialogut social dhe jo vetëm në zotime dhe takime, por në marrëveshje të negociuara, të nënshkruara dhe të zbatueshme”, thekson BSPK.

Vlerësimi i kryetarit Hykolli është se një demokraci funksionale nuk kufizohet vetëm te ngritja e institucioneve, por kërkon edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve legjitimë të punëtorëve në hartimin e politikave publike.

“Ky është standardi evropian i partneritetit social dhe ky duhet të jetë edhe drejtimi ynë”, shprehet Hykolli.

BSPK ka bërë të ditur se është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet, me synimin që dialogu social të sjellë përfitime dhe rezultate konkrete për punëtorët.

“Konkretizimi i KES-it dhe Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive të bëhen dëshmia më e qartë se partneriteti social po funksionon në dobi të punëtorëve dhe të zhvillimit të vendit”, përfundon komunikata e BSPK-së.

të fundit

Prishtina regjistron fitoren e pestë radhazi, Fazlija shënon në triumfin ndaj Feronikelit ’74

Prishtina e ka vazhduar ecurinë e shkëlqyer për të triumfuar në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.“Bardhëkaltërit” morën një triumf të madh…

12 seconds ago

Arben Kola njofton orarin e ri të protestës: Nga nesër grumbullimi në sheshin “Skënderbej” nis në 18:30

Aktivisti Arben Kola ka njoftuar ndryshimin e orarit të protestës kundër qeverisë, duke bërë me dije se duke nisur nga…

3 minutes ago

Nikolloski njofton ndërtimin e dy linjave të reja hekurudhore në Shkup

Shkupi pritet të nisë pranverën e ardhshme ndërtimin e një linje të shpejtë hekurudhore që do të lidhë drejtpërdrejt Stacionin…

4 minutes ago

Protest outside the Prime Minister’s Office on day 106: “We are thousands and we will bring down the government

Kanë nisur fjalimet në protestën që po mbahet përballë Kryeministrisë, e cila sot shënon ditën e 106-të. Një prej protestuesve…

13 minutes ago

Protesters march toward the Prime Minister’s Office on the 106th day of the protest: “Albania demands a revolution

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 106…

14 minutes ago

On Monday, PDK to seek Constitutional Court interpretation on the constitution of the Assembly and the government vote

Derisa kryeministri i rizgjedhur, Albin Kurti ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar që kjo…

15 minutes ago