Categories: kosovë

Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh, Prokuroria Speciale e dërgon rastin në gjykatë

Prokuroria Speciale ka ngritur këtë të martë aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Të lidhura

None found

Në aktakuzë thuhet se, në një periudhë të papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, Sheholli, i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë dhe i njohur si “BIA”, ka kontribuar në veprimtarinë e këtij shërbimi duke zbatuar urdhrat dhe detyrat e zyrtarëve të tij.

Prokuroria pretendon se ai ka grumbulluar, siguruar dhe dërguar përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente mbi aktivitetet politike, situatën e sigurisë dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, për veprën penale “Shantazh”, Sheholli akuzohet se gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025 ka ushtruar shantazh ndaj të dëmtuarit A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në një vlerë mbi 13,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, ai i ka kërkuar A.J.-së para në formë huazimi dhe e ka kërcënuar se, nëse nuk ia jepte shumën, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që mund t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e tij.

Rasti tashmë i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë. Fatmir Sheholli vazhdon të mbahet në paraburgim.

të fundit

Anis Mehmeti drejt largimit nga Ipswich, Millwall i bashkohet garës për sulmuesin shqiptar

Anis MehmetiAnis Mehmeti mund të largohet nga Ipswich Town, edhe pse u bashkua me klubin në fjalë në janar të këtij…

10 minutes ago

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë lirimin e objektit të Qeverisë

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, asamblistë, drejtorë e aktivistë të këtij subjekti politik në Prishtinë, por edhe deputetë të…

10 minutes ago

Alarm në Gjermani/ Droni i tretë dhe lëndë plasëse ushtarake gjenden pranë aeroportit të Leipzigut

Një tjetër dron dhe një pajisje shpërthyese e nivelit ushtarak u zbuluan pranë aeroportit Leipzig-Halle në Gjermani, pas incidentit të…

16 minutes ago

BMW redukton butonat fizikë në makina, ndërsa të rinjtë orientohen drejt komandave zanore

BMW po i jep gjithnjë e më shumë lamtumirën butonave fizikë, duke orientuar kabinat e modeleve të reja drejt komandave…

18 minutes ago

Dua Lipa shënoi 31-vjetorin dhe ndau me fansat çaste romantike me Calum Turner

Dua Lipa festoi 31-vjetorin e saj të shtunën, më 22 gusht, dhe ndau me ndjekësit disa nga momentet e fundjavës…

18 minutes ago

Nikolloski: S’ka dyshim për Korridorin 8 deri në Qafë Thanë, në kërkim të gjurmës më të përshtatshme

Autostrada e Korridorit 8 do të ndërtohet deri në kufirin Qafë Thanë, këtu nuk ka dilemë vetëm se duhet të…

19 minutes ago