Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se transferimi do të jetë në fuqi për një muaj dhe është vendosur në interes të institucionit, me synim garantimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Të lidhura
None found
Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja.
