Bedri Hamza kundërshton aktgjykimin në Hagë: Serbia ishte agresori, Kosova viktima

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të lidhura

None found

PDK-ja, sipas Hamzës, e kundërshton vendimin, të cilin ai e cilësoi si të padrejtë dhe të papranueshëm.

“Sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Ai ka deklaruar se aktgjykimi mbështetet në pretendime dhe materiale që PDK-ja i vlerëson si të fabrikuara. Sipas tij, këto materiale janë përdorur ndër vite nga Serbia për ta paraqitur luftën e UÇK-së si kriminale.

Hamza ka theksuar se PDK-ja e konsideron luftën e UÇK-së të drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare. Ndërkohë, ai ka përsëritur qëndrimin se përgjegjësia për luftën dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës i takon regjimit të Serbisë.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel