BE-ja kërkon vijimin e procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë pa vonesa

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ngritur shqetësimin për krizën institucionale në vend, duke paralajmëruar se zvarritja e konstituimit të Kuvendit mund të frenojë reformat dhe të vështirësojë përfitimin e fondeve evropiane.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Nikola Gaon, tha se situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, pasi Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar edhe pas përfundimit të afatit kushtetues më 7 gusht.

Sipas qëndrimit të Bashkimit Evropian, mosformimi në kohë i institucioneve mund të dëmtojë zbatimin e reformave të rëndësishme dhe ta kufizojë aftësinë e Kosovës për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e ofruara nga BE-ja.

Brukseli e lidh veçanërisht këtë ngërç me rrezikun që Kosova të mos përfitojë sa duhet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

BE-ja u ka kërkuar forcave politike të angazhohen në dialog të frytshëm dhe konstruktiv. Sipas saj, një qasje e tillë është e domosdoshme që Kosova të ecë përpara drejt objektivave të përbashkëta dhe të realizojë reformat e kërkuara nga qytetarët.

Gaon theksoi se respektimi i Kushtetutës, jurisprudencës detyruese të Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe parimeve të qeverisjes së mirë e bën të domosdoshëm vijimin e procesit konstituiv pa shtyrje të tjera, ndërsa të gjithë aktorët duhet të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë.


Shtuar 21.08.2026 18:50

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet