kosovë

Kriza institucionale në Kosovë/ BE: Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për Kuvendin dhe Qeverinë

Bashkimi Evropian ka reaguar pas zhvillimeve të së dielës në Kosovë, kur u konstituua Kuvendi dhe u votua Qeveria e re, duke theksuar se interpretimi i ligjshmërisë së këtyre hapave i takon Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Të lidhura

None found

Sipas zëdhënësit, Kosova ka nevojë për institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

BE-ja konfirmoi gjithashtu se është e informuar për ankesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse vendimet për Kuvendin dhe Qeverinë janë në përputhje me Kushtetutën, duke përsëritur se vendimi për këtë çështje i takon gjykatës më të lartë në vend.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme ndaj Kuvendit të ri. Partia kërkon që kjo masë të jetë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së konstituimit.

Ankesa u dorëzua të hënën në mëngjes nga deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, në emër të PDK-së.

Pas paraqitjes së kërkesës, Tahiri u shpreh para mediave se fillimisht duhet të merret një masë e përkohshme, “në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata më të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Përfaqësuesit e PDK-së pretendojnë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila ndodhet në pushtet, ka shkelur afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Sipas tyre, është shkelur edhe rregulli që parashikon thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në përfundimin e procesit të konstituimit.

Një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026.

Seanca konstituive u zhvillua të dielën, më 13 shtator. Gjatë saj u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, komunitetit serb dhe pakicave joserbe. Kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli Kuvendin të konstituuar edhe pse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, forcës së dytë politike në vend.

Disa orë pas kësaj seance, deputetët votuan Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Në seancën e jashtëzakonshme morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të komuniteteve joshumicë, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca e bojkotuan atë.

PDK-ja, e cila mungoi edhe në seancën konstituive, kishte tërhequr më herët kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, pasi LVV-ja nuk e kishte mbështetur atë në seancën e 11 shtatorit. Më pas, LVV-ja deklaroi se do ta votonte Çitakun, por PDK-ja nuk u paraqit në seancë.

Më 11 shtator ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e LVV-së, ndërsa Albulena Haxhiu ishte votuar në krye të Kuvendit gjatë seancës së mëparshme, më 9 shtator.

të fundit

Aleksovski: I lumtur për fitoren, u hapa sa më shumë për pritjen – e vështirë të zëvendësosh Janacek

Igor AleksovskiNëse Mazari shënoi golin e fitores, në portë Aleksovski bëri gjithçka duhej që Elbasani të dilte me tre pikët…

4 minutes ago

Dinamo me vetëm një fitore në 7 ndeshje, zëvendëstrajneri Renaldo Kalari: E pabesueshme që shpërdorojmë kaq shumë raste!

Renaldo Kalari Dinamo po çalon në rezultatet e fundit [...]Read More...

15 minutes ago

Ronaldo arrin golin e 986-të në karrierë, por gabon nga penalltia vetëm katër minuta më pas

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën profesionale, duke realizuar golin e 986-të, por…

16 minutes ago

Rikthimi i lobimit në SHBA pas dy vjetësh: A do të sjellë “Ballard Partners” rezultatet e pritura për Kosovën?

Pas më shumë se dy vjetësh pa kompani të angazhuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova i…

19 minutes ago

SPAK nis hetimet ndaj Elisa Spiropalit, kallëzimi përfshin bashkëshortin dhe tre të tjerë

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen…

20 minutes ago

Ambasada e Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhuron pajisje mjekësore për sallën operative të Spitalit të Koçanit me vlerë 47 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“,…

27 minutes ago