Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, deklaroi se është kundër rikthimit në zgjedhje dhe mbështet arritjen e një marrëveshjeje të favorshme si për Kosovën, ashtu edhe për LDK-në.
Të lidhura
None found
Bajrami sqaroi se deri në këtë moment nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas saj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po këmbëngul që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie.
Ajo vlerësoi se marrja e postit të presidentit nga LDK-ja do të sillte balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të shërbente si garanci për vendin dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Deputetja e zgjedhur shtoi se Albin Kurti aktualisht po ofron disa poste ministrore, të cilat, sipas saj, mund t’i rimarrë pas disa javësh. “Jam kategorikisht kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe jam për një marrëveshje të mirë, që është marrëveshje e mirë për Kosovën, por edhe për LDK-në”, u shpreh Bajrami.
