Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë për dështim në përballimin e rritjes së çmimeve, duke theksuar se në gjashtë vitet e fundit nuk është zbatuar asnjë reformë strukturore apo fiskale që do t’ua lehtësonte jetën qytetarëve dhe bizneseve.
Duke iu referuar të dhënave për muajin shtator, Bajrami tha se çmimet janë rritur me 7.8 për qind.
None found
“Asnjë reformë strukturore, asnjë reformë fiskale që ua lehtëson jetën qytetarëve dhe bizneseve. Krejt çka kemi parë që 6 vjet është rritja enorme e çmimeve”.
Sipas saj, familjet dhe bizneset po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për mallra e shërbime, ndërsa Qeveria po rrit të hyrat përmes Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe tatimeve të tjera.
Bajrami e përshkroi Qeverinë si një “inkasante dhe shpërndarëse populliste të buxhetit”.
“Çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak produkte në shportën e konsumit. Qytetarët po paguajnë më shumë, por po blejnë më pak!”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së e ka vlerësuar qeverisjen si të dështuar.
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili pritet ta mbajë për mbi një muaj jashtë…
Malisheva dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën…
Protesta e të rinjve në Tiranë, është përshkallëzuar akoma edhe më shumë, duke sulmuar edhe selinë e PS. Pas tensioneve…
Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin…
Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar mandatin e saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë. Me këtë rast, ajo…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në një konferencë për shtyp në qeveri se “në një moment të caktuar Iva Mihailova…