Punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po punojnë për rikthimin në funksion të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.
Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, angazhimi në terren po vijon edhe gjatë orëve të vona të natës, ndërsa punëtorët po vlerësohen për përkushtimin e treguar në rikthimin e njësisë prodhuese.
None found
Mes punonjësve të veçuar nga sindikata është edhe Elbasan Nebihi, saldues në Termocentralin Kosova B dhe anëtar i kësaj organizate.
“Pavarësisht lodhjes dhe vështirësive, këta punëtorë po japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Sindikata ka falënderuar të gjithë të angazhuarit në këtë proces, duke theksuar profesionalizmin dhe ndjenjën e përgjegjësisë që po tregojnë.
“KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!”, thuhet më tej në njoftim.
Nuk është bërë e ditur se në çfarë kohe pritet të rikthehet në operim blloku B1.
Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do të keni më shumë sukses…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…
Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…