Categories: kosovë

Hykmete Bajrami shpall kandidaturën për kryetare të LDK-së

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se synon të marrë drejtimin e partisë.

E ftuar të enjten mbrëma në emisionin “Pressing” në T7, ajo tha se është e interesuar të kandidojë, “kurdo që janë” zgjedhjet e brendshme. Ende nuk është përcaktuar një datë për mbajtjen e tyre.

Të lidhura

None found

Bajrami është kandidatja e tretë që e ka bërë publik synimin për të marrë kreun e LDK-së. Përparim Rama e shpalli kandidaturën në tetor dhe i kërkoi Abdixhikut të jepte dorëheqje. Edhe deputeti Arben Gashi konfirmoi të enjten në Kanal 10 se do të hyjë në garë. Abdixhiku ka thënë se mandati i tij në krye të partisë përfundon në nëntor 2027.

Deputetja ka qenë ndër kritiket më të zëshme të drejtimit aktual të LDK-së. Më parë, ajo dha dorëheqje nga posti i nënkryetares dhe kërkoi largimin e Abdixhikut.

Gjatë emisionit, Bajrami kritikoi edhe Qeverinë Kurti për sektorin e energjisë, të cilin e cilësoi si shembullin më të qartë të keqqeverisjes. Duke iu referuar të dhënave të Doganës, ajo tha se nga janari deri në shtator Kosova ka importuar energji elektrike me vlerë 182 milionë euro. Sipas saj, qytetarët do ta paguajnë këtë kosto përmes faturave.

Zgjerimi i garës për drejtimin e LDK-së vjen ndërsa edhe PDK-ja mbetet pa kryetar të zgjedhur, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës në tetor.

të fundit

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog, ata kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa vijon bojkoti i mësimit në Universitete

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve protestues, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë,…

4 minutes ago

Këngëtari Luiz Ejlli i bën dhuratë Sara Hoxhës

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka surprizuar Sara Hoxhën me një buqetë të madhe…

8 minutes ago

Mucunski: Synojmë një rrugë të sigurt drejt BE-së, raporti i KE-së është udhëzim dhe jo kritikë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë paraqitjes në edicionin e lajmeve të televizionit Sitel,…

10 minutes ago

Kandiq akuzon Serbinë për fshehjen e fakteve mbi krimet në Kosovë dhe kërkon reagimin e BE-së

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka akuzuar Serbinë për heshtjen dhe shtrembërimin e fakteve gjyqësore mbi…

14 minutes ago

Rruga e Kosovës drejt BE-së: mes mbështetjes evropiane, reformave dhe pengesave politike

Deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda…

14 minutes ago

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të premte, një dollar amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.5 lekë. Euro, blihet me 90.5 lekë…

24 minutes ago