Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhje, ku do të trajtohen zbatimi i ligjeve, raportet e auditimit, Projektligji për buxhetin e vitit 2027, marrëveshjet e kredive për shëndetësinë dhe çështjet që lidhen me të drejtat e komuniteteve.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do ta nisë mbledhjen në orën 09:00. Anëtarët e tij do të takohen me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), me fokus te mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
None found
Në orën 10:00 pritet të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në rend dite janë raportet e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për vitin 2025.
Për këtë mbledhje është ftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ndërsa për diskutimin e raporteve të KOSTT-it dhe KEK-ut do të marrin pjesë kryeshefët ekzekutivë dhe kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve.
Po në orën 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky trup parlamentar do të shqyrtojë, në kuadër të fushëveprimit të tij, Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027.
Komisioni për Buxhet do të zhvillojë mbledhjen në orën 11:00. Në fokus do të jenë dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë në sektorin e shëndetësisë: marrëveshja mes Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”, si dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.
Gjithashtu, ky komision do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka planifikuar dy takime. I pari do të nisë në orën 11:30 dhe do t’i kushtohet shqyrtimit të zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve.
Takimi i dytë i këtij komisioni do të mbahet në orën 12:30, kur anëtarët do të takohen me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.
Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit…
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…
Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…