Avokati i Popullit ka nxjerrë një opinion për kriteret e përcaktuara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës.
None found
Nëpërmjet këtij dokumenti, institucioni synon të paraqesë një vlerësim të përgjithshëm të vendimit dhe pasojave të zbatimit të tij. Analiza është bërë në raport me standardet juridike që lidhen me barazinë, proporcionalitetin, pritshmërinë legjitime, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave me karakter pasuror të punonjësve që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Sipas Avokatit të Popullit, përcaktimi me ligj i pagës së 13-të, siç është bërë në nenin 32, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, krijon pritshmëri legjitime që kjo pagesë të realizohet si e drejtë subjektive me karakter pasuror. Kjo e drejtë lidhet drejtpërdrejt me përcaktimet e nenit 1 të protokollit 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj).
Institucioni nënvizon se kriteret dhe vendimet administrative të miratuara për zbatimin e një norme juridike nuk mund të kufizojnë të drejtat e garantuara shprehimisht me ligj. Për rrjedhojë, ato nuk mund të shkojnë përtej përcaktimeve ligjore dhe as të vendosin kushte shtesë që cenojnë të drejtat e njohura ligjërisht për subjektet.
Avokati i Popullit vlerëson se një qasje e tillë, si ajo e zbatuar përmes vendimit 02/07 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, prek pritshmërinë legjitime dhe sigurinë juridike të punonjësve që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës. Të dyja këto konsiderohen elemente të rëndësishme të sundimit të ligjit.
Në opinion theksohet gjithashtu se rregullimi ligjor i pagës së 13-të duhet të garantojë trajtim të barabartë ndërmjet përfituesve, duke u mbështetur në kritere ligjore të qarta dhe të arsyeshme, të cilat nuk e cenojnë qëllimin për të cilin ndahet kjo pagë.
Sipas Avokatit të Popullit, ky opinion mund t’i shërbejë si këshillë Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjatë miratimit të akteve që kanë të bëjnë me pagën e 13-të, këto institucione duhet të kenë parasysh gjithëpërfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjithë punonjësve që i kanë përmbushur kushtet ligjore për përfitimin e saj.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe ministrat ka identifikuar tre problematika që dëmtojnë marrëdhënien mes…
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj siç thonë, heshtjes së BDI-së pas deklaratave të Gëzim Ostrenit për Marrëveshjen e Ohrit dhe…
Rey ManajFalë Rey Manajt, Sivasspor ia doli të dalë me pikë nga përballja me Mardin 1969, ndeshje e vlefshme për…
SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po koordinojnë qëndrimin ndaj Iranit, ndërsa Uashingtoni po shton presionin ekonomik ndaj Teheranit dhe…
Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot…
Mëngjesin e sotëm, Viktor Bardhi 65-vjeç është personi që mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri, në Ndërfushas…