Categories: kosovë

AUV asgjëson 5,56 tonë misër serb për shkak të tejkalimit të aflatoksinës B1

Analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të aflatoksinës B1 mbi kufirin e lejuar në 5,56 tonë misër të importuar nga Serbia. Për këtë arsye, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e ka asgjësuar produktin.

Sasia u eliminua më 29 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së. Masat u zbatuan në tri subjekte ekonomike: 3.270 kilogramë në kompaninë “Agro Com” Sh.P.K. në Fushë Kosovë, 1.040 kilogramë në “Thermo-1” Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës dhe 1.250 kilogramë në NTP “Te Hysi” në Shtime.

Të lidhura

None found

Sipas agjencisë, ndalimi i përdorimit dhe shitjes së misrit u vendos si pjesë e kontrolleve zyrtare për sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimit për kafshë.

Aflatoksina B1 prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të ndotë drithërat, përfshirë misrin. Nëse njeriu ekspozohet për një kohë të gjatë ndaj saj, mund të pësojë dëmtime të mëlçisë dhe t’i rritet rreziku për zhvillimin e kancerit.

Toksina mund të hyjë edhe në zinxhirin ushqimor: kur kafshët konsumojnë ushqim të ndotur, aflatoksina B1 mund të shndërrohet në aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke krijuar rrezik të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve.

AUV u ka kërkuar fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve të ushqimit për kafshë të verifikojnë prejardhjen dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të kujdesen për kushtet e ruajtjes dhe të mos përdorin ose shesin misër ku është konstatuar tejkalim i nivelit të lejuar të aflatoksinës B1.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, AUV-ja ka njoftuar se do t’i vijojë kontrollet zyrtare dhe testimet laboratorike, për të penguar qarkullimin e produkteve që mund të rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve.

të fundit

Tesla do të investojë 3 miliardë euro në Gjermani për ta kthyer fabrikën e saj në më të madhen e automjeteve në Evropë

Industria gjermane e automobilave po përballet me vështirësi të mëdha. BMW po shkurton vendet e punës, Volkswagen po shqyrton mbylljen…

6 minutes ago

Duka: Shqipëria bëri gjithçka për Grudën, por ai zgjodhi Gjermaninë

Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar…

16 minutes ago

Pochettino për rrezikun e rënies së Unitedit: “Duhet ta pranojmë realitetin

Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje…

16 minutes ago

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë plagosen

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

27 minutes ago

Rama in Bitola with students and rectors: Those who want to knock are afraid of those who throw stones, promises digital library for Albanian

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

28 minutes ago

Property accusations, case against former MP Jurgis Çyrbja dismissed, prosecution: he committed no criminal offense

Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…

29 minutes ago