Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur largimin nga tregu të koncentratit “SELECT MILK GR”, të destinuar për lopë qumështore, pasi është konstatuar se niveli i Aflatoksinës B1 (AFB1) në të tejkalon kufirin maksimal të lejuar.
None found
Produkti është prodhuar në Serbi nga kompania DE HEUS D.O.O., ndërsa në Kosovë është importuar nga N.P.T. “Haxhijaha” SH.P.K. me seli në Rahovec.
Procedura e tërheqjes përfshin LOT-et 0385010426007 dhe 0385020426001. Sipas AUV-së, lidhja e secilit LOT me mostrën dhe mospërputhjen e gjetur do të përcaktohet pas verifikimit përfundimtar.
Përveç nxjerrjes së produktit nga qarkullimi, është kërkuar që sasitë e mbetura të izolohen dhe të ndiqet rrjeti i shpërndarjes deri te operatorët dhe fermat ku koncentrati mund të jetë përdorur.
Fermerët, distributorët dhe operatorët që kanë në posedim produktin nga LOT-et e përmendura duhet të ndalojnë përdorimin dhe shitjen e tij. AUV kërkon që ai të mbahet i ndarë dhe palët të bashkëpunojnë me institucionin dhe operatorin përgjegjës gjatë procesit të tërheqjes.
Një ndalim i përkohshëm, me karakter parandalues, do të jetë në fuqi për 30 ditë për importin nga Serbia të koncentrateve dhe përzierjeve me bazë misri për lopë qumështore dhe viça. Kjo masë zbatohet për produktet e klasifikuara ose të deklaruara me kodin tarifor 2309909600, me origjinë apo të prodhuara në Serbi.
Brenda këtij afati, AUV do të përgatisë një vlerësim të dokumentuar të rrezikut, duke u mbështetur në rezultatet e laboratorëve dhe kontrollet zyrtare, në mënyrë që të përcaktojë hapat e mëtejshëm.
Paralelisht, janë shtuar kontrollet për praninë e AFB1 në misër dhe në produktet me bazë misri që përdoren për ushqimin e kafshëve, veçanërisht në koncentratet për lopë qumështore. Këto veprime përfshijnë kontrolle më të shpeshta, marrje mostrash dhe analiza laboratorike.
Aflatoksina B1 është një substancë toksike që mund të shfaqet në misër dhe në ushqimet e kafshëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës e konsideron praninë e aflatoksinave shqetësuese për shkak të pasojave të tyre toksike, gjenotoksike dhe kancerogjene, sidomos për mëlçinë.
AUV shpjegon se, kur lopët qumështore ushqehen me produkte të kontaminuara me AFB1, një pjesë e kësaj substance mund të shndërrohet në Aflatoksinë M1 dhe të përfundojë në qumësht. Për këtë arsye, kontrolli i ushqimit të kafshëve shihet si një masë e rëndësishme për të penguar kalimin e aflatoksinave në zinxhirin ushqimor.
Agjencia njofton se do të vijojë kontrollet në kufi dhe brenda vendit, analizat laboratorike dhe gjurmimin e produkteve, me synim eliminimin e rrezikut që në burim dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe konsumatorëve.
Në kontekstin e ri gjeopolitik, zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet vetëm si një projekt ekonomik, por edhe si…
Banorët e Divjakës vijojnë protestën në shesh kundër projektit të propozuar nga Partia Socialiste, duke deklaruar se do ta vazhdojnë…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur me debatin e krijuar rreth pagave të magjistratëve shqiptarë duke e…
NATO ka rikonfirmuar se angazhiimi për sigurinë në Kosovë mbetet “i palëkundur”, duke theksuar se misioni paqeruajtës i saj, KFOR…
Katër persona u plagosën të hënën në mëngjes në lagjen Brickell të Miamit, pasi një vinç në një kantier ndërtimi…
Po mbahet sot në 15 shtator protesta e 108 në kryeqytet kundër qeverisë. Sapo janë mbyllur edhe fjalimet e aktivistëve,…