Arrestohet dëshmitari në Serbi, Kuçi: Beogradi e cilëson spiunazh nxjerrjen e së vërtetës dhe i frikësohet zbulimit të varrezave masive

Arrestimi në Serbi i një serbi nga Istogu ka nxitur reagimin e ekspertit të sigurisë, Gurakuç Kuçi. Autoritetet serbe pretendojnë se personi në fjalë ka kryer “spiunazh” duke dhënë informacione për një varrezë masive.

Të lidhura

None found

Ndalimi ndodhi vetëm disa ditë pasi nisën gërmimet në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut. Në atë zonë dyshohet se ndodhet një varrezë masive e lidhur me luftën e fundit në Kosovë, ndërsa gjatë kërkimeve janë zbuluar mbetje mortore njerëzore dhe veshmbathje.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Kuçi deklaroi se ky rast pasqyron mënyrën se si Beogradi i qaset zbardhjes së krimeve të luftës.

Sipas tij, sapo kanë filluar kërkimet për viktimat, autoritetet në Beograd e kanë paraqitur si veprim spiunazhi përpjekjen për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Kuçi vlerësoi se kjo sjellje tregon frikën e Serbisë nga zbulimi i fakteve për varrezat masive, si edhe nga vendosja e drejtësisë për personat e zhdukur.

Autoritetet serbe, ndërkaq, njoftuan se R.T. është vënë në pranga nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, me pretendimin se ai ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës së Kosovës.


Shtuar 31.07.2026 16:37

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort