Policia ka arrestuar personin që dyshohet se kërcënoi nëpërmjet rrjeteve sociale kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve të medias, i arrestuari është Haziz Bytyqi, 32 vjeç, ndërsa kërcënimi ishte bërë më 9 shkurt të vitit 2025.
Bytyqi u prangos nga policia në pikën kufitare të Vërmicës.
Arrestimin e ka konfirmuar për median edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Kaltrina Shala.
“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëjmë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, një person me inicialet H.B. është ndaluar për 48 orë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’, të përcaktuar në nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë çështje, Prokurori i Shtetit po i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi”, deklaroi Shala.
