Categories: kosovë

Apeli në përgatitje, rasti i Gotovinës ushqen shpresat e mbrojtjes

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kaluar tashmë në betejën e shkallës së dytë në Gjykatën Speciale. Mbrojtja po harton argumentet me të cilat synon rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë, ndërsa juristë ndërkombëtarë pretendojnë se Gjykata i ka tejkaluar kompetencat duke trajtuar si kriminale mjetet e luftës për shtetësi.

Të lidhura

None found

Në qendër të debatit mbetet mundësia që vendimi të ndryshojë në Apel, si dhe përvoja e ekipeve mbrojtëse në çështje të ngjashme të zhvilluara më parë në Tribunalin e Hagës.

Luka Mishetiq, avokat ndërkombëtar dhe pjesëtar i ekipeve të mbrojtjes në këtë proces, ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si është interpretuar aktgjykimi ndaj ish-udhëheqësve të luftës së Kosovës.

Duke iu përgjigjur publikisht Marko Prelecit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Mishetiq theksoi se Gjykata nuk kishte juridiksion për të shqyrtuar të drejtën e Kosovës për pavarësi, por megjithatë u përpoq t’i paraqiste si kriminale mjetet e përdorura për çlirimin e vendit.

Në reagimin e tij në platformën X, Mishetiq e cilësoi qasjen e Gjykatës si një kapërcim ligjor të paprecedentë. Sipas tij, Trupi Gjykues arriti në përfundimin se një pjesë e synimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe personave të tjerë në udhëheqjen e UÇK-së ishte realizimi i pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës, ndonëse as Prokuroria nuk kishte shkuar kaq larg.

Vlerësimi i dhënë në shkallën e parë konsiderohet një goditje e pambështetur që prek vetë thelbin e kauzës çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen në Hagë, situata nuk shihet si e pakthyeshme. Juristët vendorë besojnë se përgatitja profesionale dhe përvoja ndërkombëtare e ekipeve të mbrojtjes mund të sjellin një ndryshim rrënjësor në Apel.

Shpresat lidhen edhe me precedentët e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, veçanërisht me çështjen e gjeneralit kroat Ante Gotovina. Avokati Florim Shefqeti kujtoi se Gotovina ishte dënuar në shkallën e parë, por më pas u shpall i pafajshëm në Apel. Ai shprehu dëshirën që të njëjtin fat ta kenë edhe krerët e Kosovës, sidomos për faktin se mbrojtja drejtohet nga i njëjti avokat, Luka Misetiq.

Për mbrojtjen dhe njohësit e së drejtës, rasti i Gotovinës është kthyer në pikën kryesore të referimit. Ata presin që etapa e ardhshme e procesit ta çlirojë aktgjykimin nga ngarkesat politike.

Vëmendja tani është përqendruar te Gjykata e Apelit. Argumentet e reja në mbrojtje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të paraqiten pas dorëzimit zyrtar të njoftimit për apel, moment që do të shënojë edhe nisjen formale të procedurave për rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.

të fundit

Former KLA leaders sentenced to 81 years in prison, Kurti calls for state strategy in response to The Hague verdict

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një dakordim për një strategji shtetërore lidhur me reagimin ndaj verdiktit të shkallës…

10 seconds ago

Tensions at Albanian protest in Stuttgart, several participants arrested

Mijëra shqiptarë vërshuan kryeqendrat e rajoneve të Gjermanisë, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për krerët e UÇK-së.…

37 seconds ago

Appeal in preparation, Gotovina case fuels defense hopes

Rrëzimi i pretendimeve të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur si betejë në…

1 minute ago

Kurti from New York: Kosovo will work to overturn verdict against former KLA leaders

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të kundërshtuar verdiktin e shkallës…

2 minutes ago

Tomorrow there will be more of us”: 112th protest against the government ends as citizens demand Edi Rama’s resignation

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “arrestoni Ramën”, “Shqipëria po bën revolucion”, është mbyllur e protesta e sotme. Qytetarët marshuan në…

2 minutes ago

Fustani historik i “hakmarrjes” së Dianës rikthehet në ankand, vlerësohet deri në 300 mijë dollarë

Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…

3 minutes ago