Paneli i Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka pranuar pjesërisht kërkesën e ekipeve mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjerimin e kufirit të fjalëve në njoftimet e apelit ndaj aktgjykimit.
Zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, bëri të ditur se vendimi u mor më 28 tetor 2026. Njoftimet për apel duhet të dorëzohen deri më 27 nëntor 2026.
None found
Palët do të kenë më pas 60 ditë në dispozicion për të paraqitur dosjet e plota të apelit. Në bazë të Ligjit dhe Rregullores së DHSK-së, kundërshtimi mund të bëhet për gabime të pretenduara në vlerësimin e fakteve ose në zbatimin e ligjit.
Një ditë më herët, më 27 tetor, Trupi Gjykues kishte miratuar kërkesën e Mbrojtjes për rritjen e numrit të lejuar të fjalëve në përgjigjen e përbashkët lidhur me kërkesën për zhdëmtim.
Ndërsa më 26 tetor, Trupi Gjykues urdhëroi që të bëheshin publike versione me më pak redaktime të transkripteve të dëshmive të 14 dëshmitarëve. Ky vendim erdhi pas publikimit të dëshmive të 20 dëshmitarëve të tjerë, të cilat deri atëherë kishin qenë konfidenciale.
DHSK-ja deklaroi se këto masa dëshmojnë përkushtimin ndaj transparencës në procedurat gjyqësore, duke ruajtur në të njëjtën kohë mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin u shpall më 16 shtator 2026.
Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar…
Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për mënyrën e transferimit të Erion…
Ildi GrudaIldi Gruda e nisi me një dedikim të veçantë ndaj shokut të skuadrës, Eljon Sotës, fitoren që Egnatia arriti…
Sonda hapësinore Lucy e NASA-s ka arritur në grupin e asteroidëve trojanë që i paraprijnë Jupiterit, pas pesë vitesh udhëtim…
Ronald Araujo po përjeton një rilindje në karrierën e tij pas huazimit nga Barcelona te Liverpooli, ku mbrojtësi uruguaian është…
Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka ironizuar akuzat për abuzime me tenderat ndaj ish-zëvendëskryeministres…