Categories: kosovë

Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së kalon në fazën e Apelit – cilat pjesë mund të rishikohen?

Gjykata Speciale në Hagë, më 16 shtator, i shpalli fajtorë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, për katër akuza për krime lufte. Dënimet e shqiptuara ndaj tyre arrijnë në total 81 vjet burgim.

Të lidhura

None found

Shpallja e vendimit në shkallën e parë, megjithatë, nuk shënon përfundimin e përballjes ligjore.

Fokusi tani pritet të zhvendoset te procedura para Panelit të Apelit. Mbrojtja mund ta kundërshtojë aktgjykimin dhe të kërkojë që pjesë të tij të ndryshohen ose të anulohen, ndërsa një nga çështjet kryesore është hapësira që ka Apeli për të ndërhyrë në përfundimet dhe dënimet e vendosura nga shkalla e parë.

Sipas ekspertëve të fushës juridike, ankesa mund të çojë në rishikimin e disa konstatimeve të aktgjykimit ose të masave të dënimit. Rezultati do të varet nga çështjet dhe argumentet që palët do t’ia paraqesin Panelit të Apelit.

E drejta për të ushtruar ankesë nuk i takon vetëm mbrojtjes. Edhe Prokuroria mund të kundërshtojë pjesë të vendimit, përfshirë pikat liruese, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me llojin dhe lartësinë e dënimeve.

Avokati Gazmend Halilaj, duke folur për “Bota sot”, ka shpjeguar se pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, vëmendja duhet të përqendrohet te procedura e Apelit dhe mundësia për ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

Ai ka theksuar se ligji ia njeh mbrojtjes të drejtën për ta kundërshtuar aktgjykimin dhe për të kërkuar ndryshimin ose anulimin e atyre pjesëve që i konsideron të pabazuara apo në kundërshtim me ligjin.

Sipas Halilajt, në Apel mund të trajtohen mënyra e zbatimit të ligjit, vlerësimi i provave dhe zhvillimi i procedurës gjyqësore. Për këtë arsye, dënimet mund të ulen ose të ndryshohen pjesërisht, ndërsa në rrethana të caktuara mund të rishikohen edhe disa përfundime të shkallës së parë. Ai ka sqaruar se asnjë prej këtyre mundësive nuk është e garantuar, pasi vendimi përfundimtar merret nga Paneli i Apelit në bazë të argumenteve të paraqitura gjatë procesit.

Halilaj ka kërkuar gjithashtu që çështja të trajtohet vetëm në rrafshin juridik dhe institucional, pa paragjykime dhe pa ndikim politik. Ai ka deklaruar se e mbështet Gjykatën Speciale dhe se vendimet e saj duhen respektuar si pjesë e një procesi gjyqësor, por njëkohësisht duhet të garantohet edhe e drejta e të akuzuarve për ankesë dhe për proces të rregullt.

Sipas tij, duhet pritur shqyrtimi në Apel për të kuptuar se cilat pjesë të aktgjykimit do të mbeten në fuqi, cilat mund të pësojnë ndryshime dhe cili do të jetë përfundimisht vendimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Avokati ka nënvizuar se edhe Prokuroria mund të ankohet kundër pikave ku janë dhënë vendime liruese, duke kërkuar ndryshimin e tyre dhe shpalljen fajtorë të të akuzuarve.

Ai ka shtuar se ankesë mund të parashtrohet edhe për pikat ku të akuzuarit janë shpallur fajtorë, konkretisht lidhur me llojin dhe masën e dënimit. Për rrjedhojë, sipas Halilajt, Gjykata e Apelit mund ta ndryshojë vendimin edhe në dëm të të akuzuarve.

Ndërkaq, juristi Blerim Burjani ka deklaruar për “Bota sot” se rezultati i procedurës së ankesës do të kushtëzohet në masë të madhe nga niveli i përgatitjes dhe puna e mbrojtjes. Ai ka thënë se në këtë fazë ende nuk mund të përcaktohet se në çfarë mase mund të ndryshojnë dënimet.

Burjani ka vlerësuar se mbrojtja duhet të angazhohet më shumë për sigurimin e fakteve që mund të ndikojnë në ndryshimin e verdiktit gjyqësor. Sipas tij, ulja e dënimit do të ndodhë, por përmasa e saj nuk mund të dihet pa nisur dhe pa u zhvilluar procesi i ankesës. Ai ka shtuar se nevojitet shumë punë për të gjetur fakte të konsiderueshme që do të mundësonin lirimin e çlirimtarëve.

Duke e përshkruar situatën si shumë serioze, Burjani ka kërkuar edhe përfshirjen e shtetit në mbështetje të mbrojtjes. Sipas tij, shteti duhet të ofrojë përkrahje përmes ekipeve profesionale, me synim arritjen e lirimit.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

1 hour ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

2 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

2 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

2 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

2 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

2 hours ago