Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë për mbajtjen në paraburgim të gjyqtarit Avdirrahman Gashi, i cili përballet me akuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të lidhura
None found
Në aktvendimin e datës 21 gusht 2026, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i të pandehurit, Halit Shaljani, duke lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, të marrë më 15.08.2026.
Kolegji që shqyrtoi çështjen përbëhej nga kryetari Vaton Durguti dhe anëtarët Mentor Bajraktari e Valon Kurtaj.
Më 15 gusht 2026, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për Gashin.
Arrestimi i Avdirrahman Gashit u krye një ditë më parë, më 14 gusht 2026, nga Prokuroria Speciale me mbështetjen e Njësisë së Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, pas një hetimi disamujor që kishin zhvilluar autoritetet.
Sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar se gjyqtari është i implikuar në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
