Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.
Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ia ka refuzuar Thaçit ankesën e tij në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi.
Me këtë rast, palëve i është dhënë kohë që deri në 10 ditë pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.