Apel për dëshmi që mund të vërtetojnë pafajësinë e Osman Selmanit, i arrestuar nga Serbia

Autoritetet serbe arrestuan më 1 korrik shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin, në pikën kufitare në Mutivodë, teksa ai po kthehej nga vendlindja e tij.

Sipas familjes së tij, Selmani ndodhet tani në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd. Familjarët i konsiderojnë akuzat me të cilat ai përballet si të pavërteta dhe pa bazë.

Të lidhura

None found

Për këtë çështje ka reaguar edhe ndërmarrësi Nebi Hoxha, i cili ka publikuar një apel në profilin e tij në Facebook.

Hoxha thotë se, në periudhën për të cilën Serbia e akuzon Selmanin për krime lufte, ai kishte qenë i strehuar në Kampin e Refugjatëve në Çegran të Gostivarit.

“Qytetari Osman Selmani nga Prishtina ndodhet në paraburgim në Serbi, nën akuza për krime lufte, në një proces që familja dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë të pabazuar. Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruan Hoxha.

Ai u ka bërë thirrje aktivistëve dhe organizatave që vepronin në atë periudhë të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve, me qëllim që Selmani të lirohet nga akuzat që i cilësojnë të pabaza.

“Prandaj, kërkojmë ndihmën e të gjithë atyre që kanë punuar në UNHCR, the UN Refugee Agency, Crven Krst na RM, apo organizata të tjera humanitare në Kampin e Refugjatëve në Çegran gjatë vitit 1999.Nëse posedoni lista, dokumente, fotografi ose keni dijeni që dëshmojnë se Osman Selmani ka qenë refugjat në kamp gjatë periudhës prill–qershor 1999, ju lutemi të na kontaktoni.Çdo informacion mund të jetë vendimtar për të dëshmuar të vërtetën dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e tij nga akuzat e padrejta.Ju lutemi ta shpërndani këtë apel. Faleminderit!#IFRC, #NATO, #OSBE, #IOM, #UNICEF, #Médecins Sans Frontières (MSF), #Caritas, #Mercy Corps, #CARE, #OXFAM,”, thuhet në apelin e tij.

Procesi gjyqësor ndaj Selmanit pritet të mbahet në Beograd. Ndërkohë, familja e tij ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të dëshmuar pafajësinë e tij.


Shtuar 17.07.2026 00:16

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet