Categories: kosovë

Analisti Faton Mehmeti tregon skenarin që mund të zbusë bllokadën politike pas zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka edhe pak ditë kohë para se të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, kreu i partisë fituese, Albin Kurti, nuk i ka nisur ende diskutimet me partitë politike për një koalicion qeverisës apo për çështjen e presidentit, pasi, sipas tij, fillimisht duhet të pritet certifikimi.

Në të njëjtën kohë, ndërkombëtarët po kërkojnë ruajtjen e stabilitetit institucional.

Për këto thirrje të faktorëve ndërkombëtarë, në një deklaratë për “Bota sot” është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

Sipas tij, apelimet e ndërkombëtarëve për stabilitet kanë rëndësi, por në raste të caktuara ndikimi i tyre ka qenë i kufizuar, për shkak se partitë politike nuk kanë gatishmëri për marrëveshje.

Po, gjithmonë ndërkombëtarët kanë kërkuar stabilitet. Madje, përmes institucioneve kanë bërë thirrje në këtë drejtim, por nuk besoj se këto thirrje kanë pasur ndonjë ndikim të madh në këtë rast. Ajo që i atribuohet Kurtit, si të thuash, lidhet me parapazarët mes partive politike, në funksion të thirrjeve ndërkombëtare për stabilitet”, u shpreh ai.

Më tej, Mehmeti vlerëson se ecuria e negociatave do të përcaktohet nga LDK-ja, të cilën e sheh si të ndarë mes një bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe opsionit për zgjedhje të reja.

Ai shton po ashtu se pikërisht LDK-ja mund të jetë subjekti që do ta bëjë të mundur një marrëveshje me LVV.

Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat me partitë opozitare, në këtë rast me LDK-në. Besoj se LDK-ja ka një rol kyç në suksesin ose dështimin e këtij procesi. Duke parë gjendjen aktuale brenda LDK-së, mund të thuhet se krahu zyrtar i partisë, i udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, është më i prirur për një koalicion me Vetëvendosjen, si për të ruajtur stabilitetin e brendshëm të partisë, ashtu edhe për të shmangur perceptimin se LDK-ja po e pengon formimin e institucioneve, duke qenë se është parti që ka pësuar humbje në zgjedhje.

Ndërkohë, një pjesë tjetër, e afërt me Përparim Ramën, nuk duket e interesuar për të hyrë në një koalicion, por më tepër për të shkuar në zgjedhje dhe për të ndërtuar një bllok opozitar”, shpjegoi analisti.

Në fund, ai vlerëson se mundësitë për një marrëveshje lidhur me presidentin mbeten të vogla, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për stabilitet.

Sipas tij, nuk mund të përjashtohet as skenari i zgjedhjeve të jashtëzakonshme sërish.

Prandaj, mbetet të shihet se si do të ecin negociatat. Megjithatë, unë nuk shoh shumë mundësi që të arrihet një marrëveshje apo konsensus për çështjen e presidentit. Nuk dua të paragjykoj, por duke parë rrethanat aktuale, besoj se gjasat për një marrëveshje janë më të vogla.

Ndërkombëtarët e kanë rolin e tyre në kërkimin e stabilitetit, por është shumë e vështirë kur dihen mekanizmat dhe raportet që ekzistojnë mes partive në pushtet dhe partive opozitare. Këto qëndrime nuk ndryshojnë lehtë dhe shpesh palët janë të prira t’ia atribuojnë përgjegjësinë partisë në pushtet”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

të fundit

Papa Leoni XIV në 250-vjetorin e Pavarësisë: Emigrantët kanë ndihmuar në ngritjen e SHBA-së, mesazh edhe për Trump

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfia, me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së,…

14 minutes ago

FIFA mund të ndryshojë orarin e ndeshjes mes Meksikës dhe Anglisë për shkak të motit

Sipas raportimeve, orari i ndeshjes së raundit të 1/16-ave të Kupës së Botës midis Meksikës dhe Anglisë pritet të ndryshojë…

26 minutes ago

Donald Tusk ngre alarmin për Poloninë: Muajt në vijim mund të jenë vendimtarë për sigurinë

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se periudha e ardhshme mund të rezultojë “kritike” për sigurinë e vendit, ndërsa…

32 minutes ago

Lutfi Haziri uron Mozzikun dhe Lotinën: Familja po rritet

Lutfi Haziri ka uruar vajzën e tij, Lotinën, dhe partnerin e saj, reperin Mozzik, pasi çifti njoftoi se janë në…

32 minutes ago

Rritet alarmi për dhunën mes të rinjve në Maqedoni, psikologët kërkojnë rol më aktiv të prindërve

Incidentet e njëpasnjëshme ditëve të fundit ka rritur shqetësimin për sjelljen e të rinjve dhe normalizimin e dhunës. Psikologët thonë…

33 minutes ago

“Historia po shkruhet në këtë shesh dhe ne jemi në anën e fitimtarëve”/ Aktivisti: E vërteta nuk fshihet me propagandë! Po na mbështesin edhe senatorët amerikanë

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur një fjalim gjatë protestës, ku ka deklaruar se tubimi përfaqëson, sipas tij, “shpirtin e pamposhtur…

36 minutes ago