Ambasadorja izraelite viziton Doganën e Kosovës

Ambasadorja Tamar Ziv, ambasadore jorezidente e Shtetit të Izraelit në Kosovës dhe Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Dhomave të Tregtisë të Shtetit të Izraelit (FICC), sot vizituan Drejtorinë e Doganës së Kosovës.

Në Doganë Ziv u prit nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Agron Llugaliu me bashkëpunëtor.

Fillimisht, drejtori i përgjithshëm Llugaliu ka informuar ambasadoren ZIv me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.

Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik dhe tregtarë në me të Kosovës dhe Izraelit.


Shtuar 2.02.2023 18:09

Tags: ,