Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dale me nje deklarate pas sfidës Kroaci-Shqipëri e cila përfundoi me barazim 2-2.
Kurti shprehet se “ëndrra vazhdon”, ndërsa shtoi se Shqipëria “gjithmonë na mbush ndjenja dhe entuziazëm”.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, u shpreh Kurti në “Facebook”.