Albin Kurti i përgjigjet deklaratave të Macron: Të vendosur për sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu përgjigj komenteve të presidentit francez, Emmanuel Macron, të bëra gjatë vizitës së tij në Beograd të enjten në mbrëmje.

Kurti, në një deklaratë për mediat, theksoi se qeveria e tij është e angazhuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe rendit publik në Kosovë, duke garantuar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes etnike.

“Ne kërkojmë bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje ndërkombëtare, përfshirë Francën, të cilën e konsiderojmë një mik dhe aleat të rëndësishëm, si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në NATO,” u shpreh Kurti.

Këto komente Kryeministri i bëri gjatë homazheve pranë përmendores së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku ai përsëriti kërkesën për më shumë presion ndërkombëtar mbi Serbinë për të hapur arkivat e saj, të cilat sipas tij, mbajnë të fshehura shumë të vërteta të rëndësishme.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, bëri thirrje që institucionet dhe zyrtarët të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të përqendrohen në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur.


Shtuar 30.08.2024 16:13

Tags: ,