Categories: kosovë

Aktakuzë në Pejë: Dy persona dyshohet se përfituan 134 mijë e 761 euro me premtimin për transplantim veshke në Turqi

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj V.H. dhe A.K., të cilët dyshohen se i kanë marrë një personi 134 mijë e 761 euro, duke i premtuar se do t’i siguronin transplantim të veshkës në një spital në Turqi.

Të lidhura

None found

Njëri prej të dyshuarve është recidivist dhe, sipas të dhënave të publikuara nga media, bëhet fjalë për Valmir Hajrullahun.

Sipas aktakuzës, V.H. gjatë periudhës 26 maj 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq të Pejës, është prezantuar rrejshëm si mjek në specializim në një spital turk.

Ai dyshohet se i ka premtuar të dëmtuarit se do t’ia mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës, ndërsa për këtë qëllim i ka kërkuar dhe marrë shuma të ndryshme parash.

Paratë, sipas pretendimeve të Prokurorisë, janë kërkuar kinse për shpenzimet spitalore dhe procedurat që ndërlidhen me transplantimin.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dyshohet se e ka mashtruar të dëmtuarin, duke e vënë dhe mbajtur atë në lajthim përmes paraqitjes së rreme të fakteve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Prokuroria pretendon gjithashtu se V.H. ka përdorur të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, duke synuar të krijonte te i dëmtuari bindjen se ndërhyrja do të kryhej.

Si rezultat i këtyre veprimeve, dëmi material i shkaktuar të dëmtuarit arrin në 134 mijë e 761 euro.

Në rast dyshohet se ka ndihmuar edhe A.K. Sipas Prokurorisë, ai e ka lidhur të dëmtuarin me V.H.-në dhe këtë të fundit e ka prezantuar në mënyrë të rreme si mjek në Turqi, duke i forcuar viktimës besimin në aftësitë dhe mundësitë e tij për organizimin e transplantimit.

“Për personin tjetër të përfshirë në rast, i cili sipas aktakuzës dyshohet se është paraqitur si dhurues i veshkës, procedura penale është veçuar”, njofton Prokuroria.

Institucioni i akuzës në Pejë vlerëson se veprimet e të pandehurve përmbushin elementet e veprave penale për të cilat ata akuzohen.

Pas ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës që të dy të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë në përputhje me ligjin.

Megjithatë, të pandehurit do të konsiderohen të pafajshëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata.

të fundit

Përcaktohen datat dhe oraret e gjashtë javëve të ardhshme në Kategorinë e Parë, spikasin Bylis–Pogradeci dhe derbi i Vlorës

Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…

50 seconds ago

“Parlamenti i krimit”, protestuesit marshojnë para godinës së Kuvendit

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…

3 minutes ago

Government approves changes to North Macedonia’s 2026 budget

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

5 minutes ago

Caught driving at 203 km/h on the Skopje–Sveti Nikole highway, driver faces legal action

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

5 minutes ago

Citizens: Election of the president brought political stability

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik…

6 minutes ago

Dux congratulates President Shiroka-Pula and expresses readiness to cooperate

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së…

6 minutes ago