Categories: kosovë

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy persona të dyshuar për fajde dhe armëmbajtje të paligjshme

Departamenti i Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren me kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj V.H. dhe D.E. V.H. dyshohet për veprat penale “Fajdeja”, sipas nenit 331, “Detyrimi”, sipas nenit 328, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366 të KPRK-së. Ndërsa D.E. dyshohet për veprën penale “Fajdeja” në ndihmë, nga neni 331 në lidhje me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë krijuar dyshime të bazuara se V.H., në Prizren, gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 29 shtator 2026, i ka dhënë të dëmtuarit shuma të ndryshme parash me kamata mujore të larta. Dyshohet se ai ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare dhe personale të të dëmtuarit, duke përfituar shuma dukshëm më të mëdha në krahasim me paratë e dhëna.

Hetimet kanë zbuluar se i dëmtuari kishte marrë para me kamatë mujore prej 20%. Vetëm për kamata dhe kamatëvonesa, pa përfshirë borxhin kryesor, ai dyshohet se ka paguar gjithsej 56,200 euro. Më 29 shtator 2026, pas një takimi në një lokal në fshatin Krushë e Madhe, të dyshuarit kanë hyrë në një automjet, ku i dëmtuari i ka dorëzuar V.H.-së 15,000 euro për kamata. Në atë çast kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, duke i arrestuar dy të dyshuarit në flagrancë.

Prokuroria dyshon gjithashtu se V.H. i ka bërë vazhdimisht presion dhe e ka kanosur të dëmtuarin për t’i marrë pagesa të konsiderueshme në emër të kamatave dhe borxhit. Si pasojë, viktima dyshohet se ka përjetuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij. Në anën tjetër, D.E. dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e veprës së fajdesë, duke pranuar në emër të tij pagesa të kamatave që i dëmtuari i kishte kryer përmes një institucioni mikrofinanciar dhe më pas ia kishte dorëzuar V.H.-së.

Gjatë kontrollit të banesës së V.H.-së, i kryer në bazë të urdhrit përkatës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë me dylbi. Për këtë armë, i dyshuari nuk kishte leje valide të lëshuar nga organi kompetent.

të fundit

Kosova zbulon votat për “Topin e Artë 2026

Kosova ka bërë të ditur votimin e saj për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2026”, me përfaqësues Bajram Shalën, menaxherin…

51 seconds ago

Maqedonia e Veriut dhe ONP nënshkruajnë programin për punë të denjë për vitet 2026–2030

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizatat e punëdhënësve, sindikatat dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) sot nënshkruan Programin…

5 minutes ago

Supremja e shpall të palejuar ankesën e Blerim Isufajt: Vendimi i KPK-së duhet kundërshtuar në gjykatë administrative

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të…

7 minutes ago

Jeton Sylaj pranon kanosjen ndaj ish-bashkëshortes: Thotë se veproi për të mbrojtur djalin 12-vjeçar

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes…

8 minutes ago

Vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja që ka njohur bota: Mbi 50 mijë viktima

Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë i kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke…

11 minutes ago

Mbappe u kërkon ndjesë publike kinezëve pas deklaratës që ngjalli polemika

Kylian Mbappe ka kërkuar falje publike ndaj popullit kinez, pas reagimit të ashpër që shkaktoi një deklaratë e tij gjatë…

13 minutes ago