Categories: kosovë

Dy persona akuzohen për mashtrimin e një zyrtari policor me premtimin për transplant veshke

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Valmir Hajrullahut dhe Avdyl Kryeziut, të dyshuar për mashtrim të një zyrtari policor, të cilit dyshohet se për dy vjet i kanë marrë më shumë se 134 mijë euro me pretekstin se do t’i mundësonin transplantimin e një veshke në një spital në Turqi. Në këtë skemë dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe shtetasi turk Yilmaz Tassoker, për të cilin procedura është veçuar. RTK kishte raportuar edhe më parë për rastin.

Të lidhura

None found

Hajrullahu, nga Banulla e Lipjanit, dhe Kryeziu, nga Malisheva, do të përballen me akuzat për veprën penale të mashtrimit. Ndërkohë, rasti ndaj shtetasit turk Yilmaz Tassoker po trajtohet veçmas.

Aktakuza, të cilën e ka siguruar RTK, përcakton se Hajrullahu dhe Kryeziu, gjatë periudhës 2021-2023, dyshohet se kanë vepruar kundër zyrtarit policor A.B., duke e bindur atë për një mundësi të rreme trajtimi.

“Me paraqitje të rreme të fakteve dhe me synim përfitimin e kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vazhdueshme e mashtron dhe e mban në lajthim të dëmtuarin A.B., duke i shkaktuar dëm material pasurisë së tij në shumën prej 134.761,00 euro”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga RTK.

Sipas organit të akuzës, Hajrullahu është prezantuar para viktimës si mjek në specializim në spitalin “Acibadem” të Turqisë. Ai dyshohet se i ka premtuar zyrtarit policor se do të kontaktonte një doktor për realizimin e transplantimit, ndërsa Yilmaz Tassoker është paraqitur si personi që do të dhuronte veshkën.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur përmes emailit se prokurori i rastit, në momentin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Valmir Hajrullahu është person i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë. Gjykata Themelore në Ferizaj së fundmi e ka dënuar me dy vjet burgim dhe me 2 mijë euro gjobë për një rast tjetër mashtrimi.

Për të njëjtin person po shqyrtohet edhe një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda. Në atë rast, ai akuzohet se, përmes organizatës joqeveritare Qendra për Avokim dhe Diplomaci (QAD), ka mashtruar bujq, ndërsa dëmi i pretenduar ndaj fermerëve llogaritet në miliona euro.

të fundit

Përgjegjësia për Prishtina 2030 përplas Hotin dhe Muratin në Komisionin për Buxhet

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…

50 seconds ago

Denoncimi i PD: 950 mijë euro nga afera e AKSHI janë transferuar drejt kompanive të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit në Gjermani! Ish kreu i SHISH duhet të jetë në burg

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë…

2 minutes ago

KOK-u paralajmëron se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” mund të mos mbahen në Kosovë

Kosova rrezikon humbjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” sipas një vendimi të Komitetit Olimpik të Kosovës. Muajin e…

6 minutes ago

Ter Stegen lë pezull të ardhmen e tij te Barcelona pas huazimit te Ajaxi

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për të ardhmen e tij pas huazimit te Ajaxi, duke lënë të hapur…

7 minutes ago

Hoti dhe Murati përplasen për Prishtina 2030: Kush mban përgjegjësinë për Lojërat Mesdhetare?

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…

14 minutes ago

Prilep, sekuestrohen 168.7 kilogramë duhan i prerë pa pulla akcize

Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…

15 minutes ago