Dy persona janë lënduar pas një aksidenti në mes të tri veturave në fshatin Sllatinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Aktualisht policia është duke hetuar shkaqet që kanë sjellë deri tek aksidenti.
“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes” tha Krasniqi.