Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, të kryesuar nga sekretari Nazrul Islam.
Të lidhura
None found
Delegacioni ndodhet në Prishtinë në prag të raundit të dytë të konsultimeve politike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bangladeshit.
Ahmeti e falënderoi sekretarin Islam për përkrahjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës, ndërsa vlerësoi pozitivisht raportet ndërmjet dy shteteve.
Në bisedë u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe hapësirat për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi, tregti dhe teknologji informative. Palët shkëmbyen gjithashtu qëndrime për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Bangladesh.
Zëvendësministri konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për t’i çuar më tej marrëdhëniet me Bangladeshin dhe për të shtuar bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët.
