Agravon sherri në Kosovë, plagoset një person, në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Pejë. Mësohet se gjithçka agravuar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën Jeton Dedushaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, tha Nikçi.


Shtuar 12.07.2024 22:18