AFA: Banjskë, një nga sulmet më të rënda të viteve të fundit, Serbia refuzon përgjegjësinë

Organizata “Albanians for America” e ka cilësuar sulmin terrorist në Banjskë si një prej rasteve më serioze të viteve të fundit. Sipas saj, Serbia ende nuk e pranon përgjegjësinë dhe nuk pranon të ekstradojë te drejtësia kosovare Milan Radojçiqin dhe grupin e tij.

Të lidhura

None found

AFA ka përshëndetur paraqitjen në Senatin e Shteteve të Bashkuara të SRBIJA Act, të mbështetur nga senatorët Chuck Grassley dhe Richard Blumenthal. Nisma ka siguruar më herët edhe mbështetje bipartizane në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas organizatës, fakti që projektligji po gjen përkrahje në të dyja dhomat e Kongresit dëshmon për rritjen e vëmendjes në Washington ndaj zhvillimeve politike në Serbi. Në reagim përmenden cenimi i standardeve demokratike, presioni mbi mediat, manipulimi i institucioneve dhe pengimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

AFA thekson se politika amerikane duhet të marrë në konsideratë edhe qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, si dhe veprimet që kanë ndikuar drejtpërdrejt në paqen dhe sigurinë rajonale. Organizata rikujton se Milan Radojçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në agresionin e Banjskës, ndërsa Serbia vazhdon të mos pranojë përgjegjësinë dhe të kundërshtojë ekstradimin e tij dhe të grupit të tij te autoritetet e drejtësisë së Kosovës.

Shqetësimet për sigurinë e Kosovës u shtuan edhe pas sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc. Ky rast, sipas AFA-s, dëshmoi se kërcënimet nuk kufizohen vetëm te deklaratat, por mund të shndërrohen në sulme konkrete ndaj infrastrukturës dhe stabilitetit të vendit.

Për këtë arsye, organizata konsideron se një politikë e qëndrueshme amerikane për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor duhet të përfshijë njohjen e realitetit të Kosovës si shtet i pavarur, si dhe angazhimin e Serbisë për të mos ndërmarrë hapa që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

AFA e sheh gjithashtu si shqetësues afrimin gjithnjë e më të madh të Beogradit me Rusinë dhe Kinën në aspektin politik dhe strategjik. Sipas organizatës, ky orientim kërkon vëmendje të veçantë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

“Albanians for America” u ka shprehur mirënjohje senatorëve Grassley dhe Blumenthal, si dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që kanë mbështetur nismën, për angazhimin e tyre në mbrojtje të demokracisë, zgjedhjeve të lira, lirisë së medias, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.


Shtuar më 1.10.2026 19:26

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegel