Abrashi sulmon opozitën për marrëveshjen e vitit 2013: Sot flasin për patriotizëm, dje nënshkruan Zajednicën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka përkujtuar 13-vjetorin e marrëveshjes së 27 qershorit 2013, të cilën e ka përshkruar si një ndër gabimet më të mëdha politike të Kosovës në periudhën pas luftës.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se pikërisht me atë marrëveshje u vunë bazat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abrashi fajësoi qeveritë e asaj kohe, duke thënë se ato e pranuan dhe e nënshkruan një mekanizëm që, sipas tij, e vuri në rrezik funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Sot bëhen 13 vjet nga një prej gabimeve më të rënda politike të pasluftës: marrëveshja e 27 qershorit 2013, me të cilën u hodhën themelet e Zajednicës”, ka shkruar Abrashi.

Postim i plotë:

Sot bëhen 13 vjet nga një prej gabimeve më të rënda politike të pasluftës: marrëveshja e 27 qershorit 2013, me të cilën u hodhën themelet e Zajednicës.

Ata që sot shesin patriotizëm, dje firmosën mekanizmin që rrezikoi funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Serbia e deshi Asociacionin në tavolinë si detyrim të Kosovës, qeveritë e atëhershme e pranuan dhe e nënshkruan.

Historia nuk fshihet. Dokumentet nuk zhduken. Përgjegjësia nuk amnistohet.

Në Kosovë s’ka me pas Republikë Srpska të dytë. Shteti jonë ndërtohet mbi Kushtetutën, sovranitetin dhe barazinë e qytetarëve, jo mbi asociacione monoetnike me kompetenca që cenojnë rendin kushtetues.

Kujtesa është mbrojtja më e mirë kundër përsëritjes së gabimeve.


Shtuar 27.06.2026 16:22

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas