Pas takimit konsultativ të zhvilluar me Albin Kurtin dhe në prag të seancës konstituive të Kuvendit, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një mbledhje me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve të medias, në takim pritet të shqyrtohen temat e trajtuara gjatë ditës së djeshme, si dhe veprimet që deputetët e LDK-së do të ndërmarrin gjatë seancës së nesërme.
Kryetari i LDK-së u takua një ditë më parë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për të diskutuar çështjet me rëndësi për vendin, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e emërimit të presidentit.
Pas bisedës që zgjati rreth tri orë, Abdixhiku deklaroi se LDK-ja i është bashkuar diskutimeve politike me vullnet pozitiv, duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve dhe synuar shmangien e një procesi të ri zgjedhor.
“Ishte një takim i mirë dhe konstruktiv. Folëm për çështje programore e politike, si dhe për vizionin strategjik të së ardhmes. Përpjekjet tona do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të zhvilluar diskutime më të thelluara”, u shpreh Abdixhiku.
