Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Parimisht dakord për profilin e presidentit të ardhshëm

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se LDK-ja do të marrë pjesë në përfaqësimin institucional dhe do të kontribuojë në zgjidhjen e krizës kushtetuese, si dhe në formimin e institucioneve.

Të lidhura

None found

Sipas Abdixhikut, biseda u përqendrua te kriteret dhe karakteristikat që duhet të ketë presidenti ose presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës. Ai bëri të ditur se palët arritën pajtim në parim rreth profilit të kreut të ardhshëm të shtetit.

Kreu i LDK-së theksoi se synimi nuk është zgjedhja e një presidenti partiak, por e një personaliteti të respektuar, i cili mishëron unitetin politik dhe e ushtron me dinjitet detyrën më të lartë shtetërore.

Abdixhiku tha se personi që do ta marrë këtë post duhet të ketë orientim pro-perëndimor, ta dojë dhe ta mbrojë Republikën, të ushtrojë demokracinë në mënyrën e duhur dhe të përfaqësojë unitetin politik, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës së Kosovës.

Ai u shpreh i bindur se Kosova ka figura që i përmbushin këto kritere. Megjithatë, duke e cilësuar këtë si një çështje shumë të ndjeshme, Abdixhiku tha se është kërkuar kohë për diskutime të brendshme në subjektet përkatëse dhe për konsultime me shoqërinë, secili në mënyrën e vet, përpara se në takimet e ardhshme të paraqiten emra konkretë.

Sipas tij, fokusi i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetet brenda këtij kuadri. Mundësia lidhur me presidentin vazhdon të jetë e hapur, ndërsa për trajtimin e saj ka ende kohë.

Abdixhiku nënvizoi se diskutimet kanë të bëjnë vetëm me çështjen e presidentit dhe se LDK-ja nuk kërkon asgjë në këmbim. Ai tha se synimi i vetëm është garantimi i stabilitetit institucional, në mënyrë që Kosova të ketë qetësinë e nevojshme dhe të mundshme.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet