Categories: kosovë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova po afrohet drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se të dy kanë shkëmbyer informacione lidhur me zhvillimet e fundit në partitë e tyre.

Të lidhura

None found

Abdixhiku tha se e informoi Kurtin për qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët nuk e kanë mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Sipas tij, edhe Kurti e njoftoi për zhvillimet në kryesinë e Vetëvendosjes dhe në Grupin Parlamentar të kësaj partie.

“Ishte një njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Kur ka procese diskutimi, është normale që të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Unë e informova për atë që ndodhi dje, ndërsa ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe në Grupin Parlamentar”, tha Abdixhiku.

Duke folur për gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtojnë Sejdiun, Abdixhiku u shpreh se ata duhet të japin vetë shpjegime për vendimin e tyre. Ai tha se kjo qasje e ka futur Kosovën në një situatë të paqartë.

Abdixhiku theksoi se është përpjekur të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje, ndërsa shtoi se deputetët që nuk marrin pjesë në përpjekjet për zgjidhje po krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme. Ai tha se beteja politike për Qeverinë duhet të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa çështja e presidentit duhet të zgjidhet përmes zgjedhjes së një presidenti dhe me sjellje normale politike.

“Duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta çojnë Kosovën në një situatë të paqartë. Kjo nuk është përgjegjësi e imja. Nëse janë distancuar dhe nuk marrin pjesë në zgjidhje, atëherë vetvetiu po shkaktojnë zgjedhje të parakohshme. Fatkeqësisht, nga ajo që po shoh, po krijojmë një pamundësi numerike në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ai.

Lidhur me gjashtë kushtet e vendosura nga Aleanca, Abdixhiku tha se përmbushja e tyre nuk është çështje që i takon atij. Ai shtoi se çdo parti është e mirëseardhur në përpjekjet për zgjidhje, ndërsa theksoi se këto kushte nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve.

Të hënën, pas një serie takimesh, lideri i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arritën marrëveshje për një kandidat konsensual për president.

Megjithatë, gjashtë deputetë të LDK-së u deklaruan kundër marrëveshjes me VV-në dhe njoftuan se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president. Kurti, i cili një natë më parë kishte komentuar zhvillimet në LDK, pas takimit me deputetët e Vetëvendosjes dhe me deputetët e koalicionit parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, tha se marrëveshja me LDK-në vazhdon të jetë në fuqi.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se do të zhvillojë një tjetër takim me Abdixhikun dhe me Kryesinë e Vetëvendosjes. Pas takimit, ai u largua nga Kuvendi përmes hyrjes anësore dhe nuk dha deklaratë për mediat.

të fundit

Dhjetë klubet që shpenzuan më shumë në merkaton verore të vitit 2026, me Ipswichin si surprizë

Afati kalimtar veror në ligat më të forta evropiane tashmë është mbyllur, ndërsa klubet kanë shpenzuar shuma të mëdha për…

49 seconds ago

95th Citizens’ Protest Begins as Crowd Gathers in Skanderbeg Square Chanting: Your End Has Come!

Ka nisur këtë pasdite protesta e 95-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë dhe aktivistë…

13 minutes ago

International Drug Trafficking Ring Busted, 463 kg of Methamphetamine Seized at Port of Colombo

Rreth 463 kilogramë metamfetaminë kristalore janë sekuestruar në portin e Kolombos në Sri Lanka, gjatë një operacioni të përbashkët të…

14 minutes ago

Sadushi Urges Finance Ministry to Unblock Judges’ Salaries: Constitutional Court Ruling Must Be Implemented

TIRANË- Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se…

14 minutes ago

Ariana Grande Ends Tour in Tears: Sometimes People Need a Break

Ariana Grande u ka dhënë një lamtumirë emocionale fansave të saj, teksa po merr një pushim nga jeta publike pas…

15 minutes ago

Tensions at the Pentagon After Driscoll’s Resignation: Hegseth Faces Departures of Generals and Accusations of Blocking Drone Programs as Trump Defends Him

Dorëheqja e Dan Driscoll, zyrtarit më të lartë civil të Ushtrisë amerikane, ka shkaktuar përplasje të reja brenda Pentagonit, pas…

15 minutes ago