Pas takimit konsultativ të zhvilluar me Albin Kurtin dhe në prag të seancës konstituive të Kuvendit, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një mbledhje me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
None found
Sipas burimeve të medias, në takim pritet të shqyrtohen temat e trajtuara gjatë ditës së djeshme, si dhe veprimet që deputetët e LDK-së do të ndërmarrin gjatë seancës së nesërme.
Kryetari i LDK-së u takua një ditë më parë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për të diskutuar çështjet me rëndësi për vendin, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e emërimit të presidentit.
Pas bisedës që zgjati rreth tri orë, Abdixhiku deklaroi se LDK-ja i është bashkuar diskutimeve politike me vullnet pozitiv, duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve dhe synuar shmangien e një procesi të ri zgjedhor.
“Ishte një takim i mirë dhe konstruktiv. Folëm për çështje programore e politike, si dhe për vizionin strategjik të së ardhmes. Përpjekjet tona do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të zhvilluar diskutime më të thelluara”, u shpreh Abdixhiku.
U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë…
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa negociatat për rinovimin e kontratës kanë…
BDI sot ka akuzuar qeverinë se po çon vendin drejt një vale të re shtrejtimesh."Brenda më pak se një muaji,…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet ajrore ruse ndaj Kievit, duke i cilësuar ato…
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ka nisur një hetim pas një incidenti të sigurisë ajrore që përfshiu helikopterin…
Temperaturat e larta të verës dhe rritja e numrit të turistëve kanë sjellë një fluks të shtuar vizitash në Pediatrinë…