Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se palët do të përpiqen të takohen sërish pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
None found
Takimi mes dy liderëve zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë, siç e do rendi do të ketë procese diskutuese, do të njoftojmë edhe zyrtarisht njeri-tjetrin për zhvillimet partiake, këtë e bëra për takimet që kanë ndodhur dje e njoftova zyrtarisht”, ka deklaruar shkurt Abdixhiku pas takimit.
Kurti nuk dha asnjë prononcim për mediat pas përfundimit të bisedës.
Takimi u mbajt në një klimë të ndërlikuar politike, ndërsa në LDK vazhdojnë mospajtimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit. Gjashtë deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e propozuar.
Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste që të dëgjojnë më shumë shqetësimet e…
Julian Alvarez po e mban të hapur mundësinë e nënshkrimit me Barcelonën pasi qëndroi te Atletico Madridi pas mbylljes së…
Simeon Mihaillov, i cili u dënua me 12.5 vjet burg në rastin “Detonator” dhe kërkohet nga autoritetet e Maqedonisë së…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka…
Luis HasaFrosinone u eliminua nga Kupa e Italisë pasi u mposht nga Sassuolo në sajë të 11-metërshave [...]Read More...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe ministrat ka identifikuar tre problematika që dëmtojnë marrëdhënien mes…