Abdixhiku para takimit me Kurtin: Konstituimi i Kuvendit nuk duhet të shtyhet

Pak para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye që Kuvendi i Kosovës të mos konstituohet në kohë.

Të lidhura

None found

Abdixhiku bëri të ditur se në qendër të vëmendjes janë detyrimet kushtetuese dhe vijimi i procedurave për formimin e institucioneve.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga mediat lidhur me përmbajtjen e kërkesës së LDK-së, kreu i kësaj partie u përgjigj se ajo ka të bëjë “…për konstituimin e Kuvendit”.

Sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje gjatë ditës apo thirrjes së seancës konstitutive, Abdixhiku tha se mbledhja duhet të zhvillohet pa shtyrje.

“Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai, raporton EO.

Sipas Abdixhikut, përgjegjësia për vazhdimin normal të këtij procesi i takon edhe partisë së parë, ndërsa la të kuptohej se konstituimi nuk duhet të shndërrohet në mjet për negociata.

“Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së njoftoi se do të flasë përsëri për mediat pas përfundimit të takimit.

“Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss