Abdixhiku komenton Ahmetin dhe Muhaxherin, tregon qëndrimin për thirrjet ndaj dorëheqjes së tij

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar për zhvillimet e fundit në parti, duke theksuar se disa reagime të shfaqura së fundi janë të pazakonshme dhe nuk përputhen me traditën e funksionimit të LDK-së.

Në emisionin “Rubikon”, ai u shpreh se do të flasë me kujdes maksimal për ta ruajtur LDK-në, por edhe me vetëdijen më të madhe për ta “shpëtuar partinë”.

Të lidhura

None found

“Do të flas me kujdesin më të madh për të ruajtur LDK-në, por me vetëdijen më të lartë për ta shpëtuar partinë. Do të përpiqem t’i flasë anëtarësisë sonë që ta kuptojnë se çka po ndodh. E para duhet të them që këto janë reagime atipike për LDK-në. E paskeni vërejtur koordinimin. Fillimisht strukturat e partisë, kryesia qendrore, më pas kërkohet analiza e degëve për të degët fillimisht. Atipike për LDK-në. Atipike që komunikimi me partinë tënde të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale, që mbledhjen thirren pa marifet. Me mesazhe pa qartësi se çka po bëhet, dhe është jo korrekte për dikë që bashkëpunon me ty aq gjatë që nuk të vijnë me të ballafaqu në katër sy, sidoqoftë”.

Lidhur me kërkesat e Imri Ahmetit dhe Gazmend Muhaxherit për largimin e tij nga posti, Abdixhiku tha se ai i ka mbështetur edhe në raste kur, sipas tij, ata kanë bërë gabime të mëdha.

“Kam kuptuar çka keni kuptuar edhe ju, madje nuk kam ditur as që kanë pasur mbledhje. Është më korrekte dhe më njerëzore, nuk kam fjalë të këqija për ta. I kam mbrojtur kur kanë bërë gafa më të mëdha. Është dashur me i mbulu marret e tyre, kam hy në zjarr për ta. Kam bërë marrëveshje politike për ta, marrëveshje që nuk kanë dashur as t’i bëjnë publike. Për të pasur kujdes me ruajtë partinë, por duke dashur me shpëtu, ato reagimet e para mu duken bajate”.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet