Abdixhiku kërkon konstituimin pa vonesa të Kuvendit të Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë arsye që procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të shtyhet.

Të lidhura

None found

Pak para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ai deklaroi se vëmendja duhet të përqendrohet te përmbushja e detyrimeve kushtetuese.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, u shpreh Abdixhiku.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë përmban kërkesa e LDK-së, ai dha një përgjigje të shkurtër, duke thënë se bëhet fjalë “…për konstituimin e Kuvendit”.

Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë ditës ose thirrjen e seancës konstitutive, kreu i LDK-së këmbënguli se mbajtja e saj nuk duhet të vonohet.

“Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai, raporton EO.

Sipas Abdixhikut, një pjesë e përgjegjësisë për zhvillimin e këtij procesi i takon edhe partisë së parë. Ai la të kuptohet se vonesat e mundshme nuk duhet të shërbejnë si taktikë në negociata.

“Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, tha ai.

Abdixhiku njoftoi se, pasi të përfundojë takimi, do të paraqitet përsëri para përfaqësuesve të mediave.

“Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Abdixhiku.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss