Categories: kosovë

A po hapet rruga për një marrëveshje LVV-LDK pas certifikimit të rezultateve zgjedhore?

Pas deklaratave të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, se votat e kësaj partie mund të jenë përcaktuese në zgjedhjen e presidentit, në skenën politike po shtohen interpretimet për rolin që LDK mund të ketë në krijimin e shumicës parlamentare pas zgjedhjeve.

Meqë asnjë subjekt politik nuk e ka të garantuar shumicën e nevojshme për zgjedhjen e presidentit pa mbështetje shtesë, partitë që kanë një numër të konsiderueshëm mandatesh marrin rëndësi të veçantë në negociatat politike.

Të lidhura

None found

Në këtë prizëm, deklarimi i Hazirit shihet si një sinjal se LDK po e lë të hapur mundësinë për të ndikuar në marrëveshjet institucionale, përfshirë edhe një bashkëpunim eventual me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Ndonëse kjo nuk nënkupton automatikisht një marrëveshje të afërt, lë të kuptohet se LDK nuk po e përjashton veten nga roli i një partneri të mundshëm nëse rrethanat politike e imponojnë një gjë të tillë dhe nëse arrihet kompromis për postet kryesore shtetërore, përfshirë edhe presidentin.

Në këto rrethana, një ujdi e mundshme me partinë në pushtet mbetet si opsion, por e varur nga llogaritjet politike dhe nga përvojat e kaluara të bashkëqeverisjes.

Kelmendi: Është e natyrshme që LDK-ja të jetë e gatshme për bashkëqeverisje dhe mirëkuptim

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot”, publicisti dhe zyrtari i LDK-së, Jeton Kelmendi, tha se qëndrimet e Lutfi Hazirit përputhen me vijën politike të partisë dhe dëshmojnë gatishmërinë e saj për bashkëpunim në funksion të stabilitetit institucional.

“Deklaratat e Hazirit janë konform deklaratave të një zyrtari të lartë të LDK-së dhe është e natyrshme që LDK-ja të jetë e gatshme për bashkëqeverisje dhe mirëkuptim”, tha Kelmendi.

Ai vuri në dukje se Lëvizja Vetëvendosje nuk i disponon votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit dhe se, për këtë arsye, i duhet mbështetja e një partneri politik.

“Vetëvendosja nuk i ka 80 vota për ta zgjedhur Presidentin dhe është e detyruar të ketë një aleat. Nëse e dëshiron LDK-në si partnere, pa dilemë duhet të hyjë në bisedime dhe posti i Presidentit duhet t’i takojë LDK-së. Përndryshe, duhet të gjejë një aleat tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Kelmendit, fjala e Hazirit, e dhënë si nënkryetar i partisë, lë hapësirë që deputetët e LDK-së të përfshihen në një bashkëpunim politik me qëllim sigurimin e funksionimit të institucioneve.

“Deputetët e LDK-së mund të jenë pjesë e një bashkëpunimi për stabilitet, për t’ia dhënë Kosovës institucionet demokratike dhe për të ofruar zgjidhje për problemet e shumta që janë akumuluar”, tha ai.

Kelmendi shtoi se LDK-ja, në vazhdimësi, e ka vendosur interesin shtetëror mbi atë partiak.

“LDK-ja ka qenë që nga fillimi në shërbim të vendit, madje ka humbur shumë herë politikisht për t’i shërbyer Kosovës. Fatin e Kosovës nuk duhet ta lëmë peng të krizave politike, por duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që siguron numrat për Presidentin, një qeveri stabile dhe funksionimin e të gjitha institucioneve”, u shpreh ai për “Bota sot”.

Ai theksoi gjithashtu se një marrëveshje e tillë është e nevojshme edhe për të çuar përpara proceset integruese dhe për të mos humbur shanset që partnerët ndërkombëtarë i kanë premtuar Kosovës.

Halili vlerëson se deklarata e nënkryetarit të LDK-së nuk është konfirmim për koalicion me LVV-në, por një mesazh për gatishmëri në negociata

Nga ana tjetër, profesori Nijazi Halili, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se deklarimi i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, duhet kuptuar si një sinjal politik për të forcuar pozitën negociuese të partisë në fazën e ngritjes së institucioneve.

“Deklarata e Lutfi Hazirit duhet lexuar si një sinjal politik se LDK-ja synon të ruajë dhe të rrisë peshën e saj negociuese në fazën e formimit të institucioneve. Duke theksuar se votat e LDK-së mund të jenë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ai po rikujton se kjo parti mund të ketë rol kyç në zhbllokimin e proceseve institucionale dhe se asnjë formulë politike nuk duhet ta anashkalojë atë”, tha Halili.

Sipas tij, ky mesazh duhet parë edhe si tregues se LDK është e gatshme të diskutojë tema me interes shtetëror, pa nënkuptuar medoemos hyrjen në një koalicion qeverisës.

“Ky është gjithashtu një mesazh për spektrin politik se LDK-ja është e gatshme të diskutojë tema me interes shtetëror, pa nënkuptuar domosdoshmërisht hyrjen në një koalicion qeverisës. Në politikën kosovare, marrëveshjet për presidentin shpesh kanë shërbyer si pikënisje për bashkëpunime më të gjera politike, por jo gjithmonë kanë rezultuar në koalicione qeveritare”, u shpreh ai.

Duke komentuar mundësinë e një ujdie mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, Halili tha se bëhet fjalë për një skenar të hapur, por jo të lehtë për t’u realizuar.

“Matematikat parlamentare dhe nevoja për stabilitet institucional mund t’i shtyjnë palët drejt dialogut. Megjithatë, dallimet politike, përvojat e mëhershme të bashkëqeverisjes dhe kalkulimet strategjike të të dyja partive e bëjnë një marrëveshje të tillë më komplekse sesa një bashkëpunim teknik për çështje të caktuara, si zgjedhja e presidentit”, deklaroi ai për “Bota sot”.

Në fund, Halili nënvizoi se deklarata e Hazirit nuk duhet trajtuar si paralajmërim për një koalicion të shpejtë, por më tepër si një përpjekje për ta vendosur LDK-në në pozitën e një faktori të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme politike.

“Prandaj, deklarata e Hazirit më shumë duket si një sinjal i gatishmërisë për negociata dhe si përpjekje për ta pozicionuar LDK-në si faktor vendimtar në proceset e ardhshme politike, sesa si konfirmim i një koalicioni të afërt me LVV-në”, përfundoi Nijazi Halili për “Bota sot”.

të fundit

Weather forecast in North Macedonia for the coming days

Moti nesër dhe të mërkurën, do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik me qendër në Turqi, do të zhvillohen…

1 minute ago

Serbia saves Chinese company from US sanctions, Belgrade sides with investors

Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane. Për shkak të dyshimeve për punë me detyrim, Shtetet…

2 minutes ago

Macron after meeting with Rama: France reaffirms its support for Albania’s European integration

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize.…

2 minutes ago

Alan Greenspan, the historic former head of the US Federal Reserve, dies at the age of 100

Alan Greenspan, ekonomisti që për afro dy dekada drejtoi politikën monetare të Shteteve të Bashkuara dhe që vlerësohet si një…

2 minutes ago

Andy Burnham speaks about the Labour race: It is still too early to talk about new elections, but…

Andy Burnham është shprehur se është ende herët për t’u hapur diskutimi mbi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja…

3 minutes ago

Tragedy in southern France, two children aged 2 and 4 found dead in car amid extreme heat

Dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 4 vjeç, janë gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në makinën…

3 minutes ago