Categories: kosovë

Mihali vendos kusht për votat e PDK-së dhe LDK-së: Marrëveshja duhet të përfshijë edhe funksionimin e institucioneve

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pas refuzimit të deputetëve të LVV-së për të votuar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas saj, nuk mund të kërkohet mbështetja e 62 deputetëve për kandidatët e këtyre dy partive, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja nuk po shfaqin vullnet për të ndihmuar në kapërcimin e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e Presidentit.

Mihali ka vënë në pikëpyetje arsyen përse shumica duhet të votojë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, qoftë përmes bisedimeve, takimeve apo edhe pranisë në sallë.

Të njëjtën qasje ajo e ka aplikuar edhe ndaj LDK-së, duke theksuar se kandidati i saj për nënkryetar është shprehur hapur kundër çdo marrëveshjeje me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për zgjidhjen e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentit.

Dejona Mihali ka argumentuar se postet në Kryesinë e Kuvendit nuk mund të trajtohen si privilegj që merret me votat e shumicës, ndërsa përgjegjësia për funksionimin e institucioneve lihet mënjanë.

Ajo ka theksuar se nuk është e pranueshme që një subjekt të kërkojë votat për të marrë një post në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas, përmes mungesës në sallë, të pengojë zgjedhjen e Presidentit e ta rikthejë vendin drejt zgjedhjeve.

Koordinatorja e Komiteteve në LVV ka kërkuar që çdo marrëveshje për nënkryetarët e Kuvendit të shoqërohet me një dakordim më të gjerë për funksionimin e institucioneve.

Sipas Mihalit, PDK-ja dhe LDK-ja duhet të pranojnë një marrëveshje për institucionet në tërësi nëse kërkojnë marrëveshje dhe vota për kandidatët e tyre.

Ajo ka përfunduar se nuk mund të ketë dakordësi vetëm për postet e partive, ndërsa institucionet e Republikës, përfshirë Presidentin, bllokohen dhe qytetarët përballen me zgjedhje të përsëritura.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

11 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

18 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

20 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

20 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

21 minutes ago