Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.
Së fundi në një intervistë të dhënë për gjermanen Stern, ai u pyet për mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia, që do të sillte mundësinë e një lufte të dytë.
Të lidhura
None found
“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon”, është shprehur Kurti.
”Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.
”Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të PBB-së duke investuar në ushtri”.
”Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij”.
”Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”.
Të Lidhura:
- Bërnabiç thirrje ndërkombëtarëve: Frenojeni politikën e çmendur të Kurtit
- BE: Deklaratat e Kurtit dhe Vuçiçit janë pengesë për caktimin e takimit në Bruksel
- Takimi Kurti-Vuçiç do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, pse u zgjodh Ohri? Sherifi: Për një kapitull të ri për Ballkanin
- Kurti, skeptik për idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
