Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur në diskutim mundësinë që Vjosa Osmani të rikandidojë për presidente të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin që do të mbanin deputetët e LDK-së në një situatë të tillë.
Të lidhura
None found
Sipas tij, nëse LVV-ja do të arrinte të siguronte 30 nënshkrime dhe do ta propozonte Osmanin për postin e presidentes, mbetet e paqartë nëse të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesnin me votë.
“Nëse LVV-ja i mbledh 30 nënshkrime dhe e propozon Vjosa Osmanin për presidente, a thu e votojnë krejt deputetët e LDK-së?”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai ka rikthyer në vëmendje edhe faktin se, në zgjedhjet e fundit, Osmani kishte qenë kandidatja e LDK-së për presidente të Kosovës.
“Në fund të fundit, në zgjedhjet e fundit ajo ka qenë kandidatja e tyne për presidente të Kosovës”, ka shkruar më tej ai.
