Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia e betimit të 515 pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në ngjarje morën pjesë udhëheqës institucionalë, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, partnerë ndërkombëtarë dhe familjarë të ushtarëve.
Kryeministri Albin Kurti e përshkroi këtë si gjeneratën më të madhe në historinë e FSK-së. Ai tha se 515 qytetarë kanë vendosur t’i shërbejnë vendit dhe të kontribuojnë për mbrojtjen e sigurisë dhe lirisë së Kosovës.
None found
“515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherit gjenerata më e madhe që kemi pasur ndonjëherë; 515 qytetarë të Republikës që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut; 515 pushkë më shumë për sigurinë e vendit; 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes”, deklaroi Kurti.
Kurti nënvizoi se shërbimi në ushtri lidhet me përgjegjësinë për të ruajtur lirinë, e cila, sipas tij, është arritur falë përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave. Ai veçoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të dëshmorëve e martirëve të kombit.
“UÇK-ja ishte dhe mbetet simbol i vendosmërisë së popullit tonë për të mos u nënshtruar, për të mos u pajtuar me robërinë. Flijimi i dëshmorëve e martirëve të kombit na obligon që ta ruajmë të vërtetën historike, ta nderojmë luftën e drejtë çlirimtare dhe të krenohemi me të kudo që jemi e ngado që shkojmë”, u shpreh ai.
Kryeministri tha se ushtria përbën një prej shtyllave themelore të shtetit dhe se fuqizimi i saj është prioritet qeveritar. Sipas tij, buxheti për ushtrinë u trefishua gjatë mandatit të kaluar, ndërsa për mandatin aktual është zotuar që në mbrojtje të investohen mbi një miliard euro.
“Kemi realizuar blerje të armatimit me vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetjen ajrore e kemi me dronat Bayraktar dhe SkyDagger, ndërsa nga toka kemi mbi 40 lloje të armatimit të rëndë e të lehtë, modern e sipas standardeve të NATO-s”, tha Kurti.
Ai bëri të ditur se deri tani janë rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj. Me përfshirjen e gjeneratave të ardhshme, synimi është që kapacitetet ushtarake të planifikuara për vitin 2028 të arrihen më herët.
Kosova po zhvillon edhe industrinë e mbrojtjes, tha Kurti. Ai njoftoi se fabrika që po ndërtohet në Gjakovë pritet të nisë prodhimin e municionit deri në fund të vitit. Po ashtu, Qeveria po përkrah kompani private që synojnë prodhimin e produkteve ushtarake.
Duke folur për aktivitetet ndërkombëtare të FSK-së, Kurti përmendi pjesëmarrjen në ushtrimet “Defender 21”, “Defender 23” dhe “Defender 25”, si dhe angazhimin në misione ndërkombëtare për paqe e siguri.
Ai vuri në dukje se krahas armatimit dhe teknologjisë, përparësi kanë edhe aftësimi profesional, edukimi dhe mirëqenia e ushtarakëve.
“Ne nuk e ndërtojmë ushtrinë kundër askujt. E ndërtojmë për Kosovën. Për paqen. Për sigurinë. Për lirinë”, u shpreh Kurti. Ai shtoi se synohet një FSK profesionale, moderne dhe e përgatitur për të mbrojtur sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Në përfundim të fjalës, Kurti i përgëzoi ushtarët për betimin dhe i porositi që detyrën ta kryejnë me disiplinë, karakter e përgjegjësi.
“Ju jeni pjesë e brezit që duhet ta ruajë këtë liri që gëzojmë dhe ta forcojë shtetin që e garanton atë”, përfundoi Kurti.
Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.Në një…
Tabela hipotetike e Ligës Premier, e bazuar në vendimet e gabuara të gjyqtarëve dhe VAR-it, ka zbuluar se cilat skuadra…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova falënderoi homologun e saj hungarez Andras Baca për mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë dhe…
Greqia i është bashkuar grupit të vendeve që po vendosin kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Parlamenti…
Studenti Jon Sinoimeri, që kryeministri Edi Rama e akuzoi për përdorues/shpërndarës droge, ka reaguar për News24. Sinoimeri tha se nuk…
Shkrimtari dhe regjisori japonez Ryu Murakami ka vdekur në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një vepër letrare që sfidoi normat…