Categories: kosovë

515 ushtarë të rinj betohen në Prishtinë për besnikëri dhe shërbim ndaj Kosovës

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u zhvillua sot ceremonia e diplomimit të 515 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u betuan solemnisht për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve.

Përballë eprorëve, me flamujt shtetërorë dhe ushtarakë pranë tyre, ushtarët e rinj qëndruan në rresht dhe, duke ngritur dorën e djathtë, shqiptuan së bashku betimin.

Të lidhura

None found

Përmes tij, ata u zotuan për përkushtim dhe besnikëri të plotë ndaj Republikës së Kosovës, si dhe për zbatimin e urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe të eprorëve të tyre, në përputhje me ligjin. Gjithashtu, premtuan se detyrat do t’i përmbushin me zell, nder e dinjitet.

Betimi përfshinte edhe zotimin për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për t’i shërbyer popullit e atdheut, pa kursyer as jetën për mbrojtjen e tyre. Në përfundim, rekrutët përsëritën tri herë thirrjen “Betohem!”.

të fundit

62-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Shkup, dyshohet për dhunë

MPB njofton se në Shkup është gjetur i vdekur një 62-vjeçar."Më 22.10.2026, në orën 18:40, SPB Shkup u njoftua se…

5 minutes ago

Kreditë në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje vjetore prej 14,1%, dominojnë huatë për banim

Kreditimi në vend vazhdon të rritet, me ritëm më të shpejtë se depozitat në banka. Në shtator, kreditë e përgjithshme…

5 minutes ago

Ministri Gogu reagon pas protestave në Tiranë: Goditja e institucioneve nuk sjell zgjidhje, dialogu është rruga e duhur

Në një moment tensioni politik të shoqëruar me protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu,…

9 minutes ago

Ronaldo nuk ka të ndalur, arrin në 982 gola në karrierë – vetëm 18 e ndajnë nga rekordi historik

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet një tjetër rekordi historik. Ylli portugez shënoi në fitoren 3-1 të Al Nassr si mysafir…

14 minutes ago

Merz: Inteligjenca ruse vijon aktivitetin intensiv në Gjermani, arrestohet një i dyshuar për spiunazh

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e cilësoi një sukses arrestimin e një shtetasi ukrainas në lindje të Gjermanisë, i cili dyshohej…

14 minutes ago

Mbi 50 mijë vdekje të parakohshme në Europë, studimet tregojnë pasojat e të nxehtit në verën e 2026-ës

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën gjatë verës së vitit 2026 dyshohet se shkaktoi 50 391 vdekje të…

14 minutes ago