Një ceremoni diplomimi për rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti njoftoi se betimin e dhanë 515 ushtarë të rinj, duke e cilësuar këtë si gjeneratën më të madhe të ushtrisë së Kosovës.
None found
Kurti i përshkroi të sapobetuarit si 515 qytetarë që kanë zgjedhur t’i shërbejnë vendit, 515 pushkë shtesë për sigurinë dhe 515 mbrojtës të rinj të lirisë dhe paqes.
Ai u tha rekrutëve se rrugëtimi i tyre nis me vetëdijen se liria e Kosovës është ndërtuar përmes përpjekjeve të shumë brezave dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për vendin.
Kryeministri vlerësoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ajo ishte dhe mbetet simbol i vendosmërisë së popullit për të mos iu nënshtruar robërisë. Sipas tij, sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit e obligon shoqërinë ta ruajë të vërtetën historike, ta nderojë luftën e drejtë çlirimtare dhe të krenohet me të kudo që ndodhet.
Ai përmendi trevat e ndryshme të Kosovës, nga malet e Drenicës te Kullat e Dukagjinit, nga Drini i Bardhë deri te Ibri e Sitnica, si dhe nga Llapi e Gollaku te Anamorava e Karadaku, duke theksuar se çdo krahinë, qytet, fshat, kodër e luginë ruan kujtime të rezistencës, kryengritjes dhe përpjekjeve për liri.
“Në këtë tokë, liria është histori familjesh, sakrificë brezash dhe përgjegjësi që trashëgohet”, deklaroi Kurti.
Ai nënvizoi se ushtria përbën një prej shtyllave themelore të shtetit dhe se forcimi i saj është detyrë për krijimin e institucioneve të afta për të garantuar sigurinë e qytetarëve, mbrojtur sovranitetin dhe ruajtur integritetin territorial të Republikës, në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.
Kurti u zotua gjithashtu se do të investohen mbi 1 miliard euro në ushtri.
Pas trazirave të fundjavës së kaluar, lëvizja rinore “17 Tetori” njofton një strategji të re për protestat e së shtunës.…
Lamine Yamal shihet si favorit për ta fituar Topin e Artë të këtij viti, duke pasur përparësi ndaj sulmuesit të…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi pas dërgimit të djeshëm të kërkesës zyrtare nga Grupi Parlamentar…
Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj…
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në…